Kosova hap konsullatën në Finlandë
Kosova ka hapur konsullatën e saj edhe në Finlandë.
Konsullata e parë e nderit do të hapet në Finlandë më 5 mars, kurse konsull nderi u shpall Jouni Lehtimäki.
Adresa ku do të hapet Konsullata e nderit është në Pori, në rrugën Mikonkatu 12 A.
”Qeveria e Kosovës do të angazhojë dy nëpunës në vitin e ardhshëm në qytetin Pori”, Lehtimäki.
Ndër aktivitetet e para të kësaj konsullate do të jetë pajisja e qytetarëve të Kosovës me pasaportë dhe viza.
Konsulli i nderit, menjëherë bëri të ditur aktivitein e parë Kosovë-Finalndë, në fushën e kulturës, ku Trupa e Baletit të Kosovës do të paraqitet me një program artistik në Tampere, Turku dhe Helsinki.
Tutje, konsulli i nderit të Kosovës, Jouni Lehtimäki, premtoi so do të ketë bashkëpunim edhe më të ngushtë mes Kosovës e Finlandës./RTK
Deri më tani këto shërbime për qytetarët e Kosovës janë kryer në Stokholm.
Sipas informacione, Finlandë jetojnë mbi 12000 kosovarë.