Kosova hapi Konsullatën e Përgjithshme në Strugë
19 nëntor 2019
| 14:42
Ambasadori i Republikës së Kosovës në Maqedoninë e Veriut, Gjergj Dedaj, ka bërë me dije se Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut ka aprovuar kërkesën e Qeverisë së Republikës së Kosovës, për të hapur Konsullatën e Përgjithshme në Strugë, e cila do të mbulojë Ohrin, Resnjen, Manastirin, Prilepin, Krushevën, Kerçoven dhe Dibrën.
“Ketë lajm ma komunikoj z. Bujar Osmani, zëvendëskryeministër për eurointegrime i Republikës së Maqedonisë së Veriut. Kisha nderin që në emër të institucioneve dhe të ambasadës së Kosovës, të falënderoj Qeverinë e RMV, për bashkëpunim dhe marrëdhënie të shkëlqyera me Republikën e Kosovës”, ka shkruar Dedaj në llogarinë e vet në “Facebook”.
/Epoka e re/