Kosova hodhi një hap të madh përpara me marrëveshjen në Uashington

06 shtator 2020 | 10:03

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka thënë se Kosova hodhi një hap të madh përpara me marrëveshjen në Washington.

Haradinaj përmes një postimi në llogarinë e vet në “Facebook”, ka shkruar se me njohjen e Kosovës nga shteti i Izraelit, Shtetet e Bashkuara të Amerikës edhe njëherë dëshmuan lidership botëror dhe konfirmuan interesin strategjik për paqe, prosperitet ekonomik e stabilitet në Kosovë dhe rajon.

“Tani pritjet tona janë që edhe Bashkimi Evropian të tregojë përkushtimin dhe seriozitetin e njëjtë, duke lehtësuar procesin e njohjes së Kosovës nga shtetet e saj, që ende nuk e kanë njohur Kosovën”, ka shkruar Haradinaj.

Postimi i plotë i Haradinajt:

Qytetarë të dashur,

Kosova hodhi një hap të madh përpara me marrëveshjen në Washington. Me njohjen e Kosovës nga shteti i Izraelit, Shtetet e Bashkuara të Amerikës edhe njëherë dëshmuan lidership botëror dhe konfirmuan interesin strategjik për paqe, prosperitet ekonomik e stabilitet në Kosovë dhe rajon.

Tani pritjet tona janë që edhe Bashkimi Evropian të tregojë përkushtimin dhe seriozitetin e njëjtë, duke lehtësuar procesin e njohjes së Kosovës nga shtetet e saj, që ende nuk e kanë njohur Kosovën, si dhe përmbushjen e premtimit për liberalizimin e vizave për qytetarët e Kosovës.

Lutjet tona po ashtu shkojnë drejt Papa Françeskut, me shpresën që shpejt edhe Selia e Shenjtë do ta njeh Kosovën tonë si shtet të pavarur e sovran.

Vetëm të bashkuar, me besim e mirëkuptim, mund t’ia dalim.

I juaji, Ramush Haradinaj

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Në anën profesionale nuk po kalon një moment të mirë,…