Kosova humbi ndeshjen e parë me Poloninë
07 prill 2023
| 11:31
Përfaqësuesja e Kosovës në hendboll (femrat) ka pësuar humbje në ndeshjen e parë të fazës së dytë kualifikuese për Botërorin 2023. Në Bielsko-Biala, Polonia fitoi me rezultat 36:22.
Në momente Kosova ka treguar lojë të mirë, por Polonia shfaqi më shumë. Përvoja dhe niveli se ku luajnë lojtaret, e bëri dallimin.
Të mërkurën, “dardanet” i pret ndeshja e dytë në Prishtinë. Për Kosovën është hap i madh parakalimi në fazën e dytë kualifikuese. Në fazën e parë i ka kaluar Ishujt Faroe.