Kosova humbi nga Bjellorusia, kjo është deklarata e Glihas
21 nëntor 2023
| 23:33
Përfaqësuesja e Kosovës në futboll me humbje i mbylli kualifikimet për Kampionatin Evropian “Euro 2024”, pasi në stadiumin “Fadil Vokrri” pësoi humbje nga Bjellorusia (0-1).
“Faleminderit lojtarëve, pasi luajtën shumë mirë të gjithë në këto tri ndeshjet e fundit, por pa sulmues klasik është vështirë. Gjyqtari nuk na dha një penallti. Patëm shumë raste, nuk i konkretizuam. Patëm barazim me Andorrën dhe humbje me Bjellorusinë paraprakisht. Aty bëmë gabim”, ka thënë pas ndeshjes Primoz Gliha, trajner i Kosovës.