Kosova humbi nga Greqia, kjo është deklarata e Bernard Challandes

06 shtator 2020 | 23:22

Kosova pësoi humbje nga Greqia (1-2), në ndeshjen e Ligës së Kombeve që u zhvillua sonte në stadiumin “Fadil Vokrri”.

Trajneri i Kosovës, Bernard Challandes pas ndeshjes ka thënë se “dardanët” nuk ishin agresiv ë aspektin pozitiv. Ai e ka pranuar se njerëzit mund të zhgënjehen, por nuk është kohë normale dhe se Kosova ka probleme me mungesë e shumë futbollistëve.

“Në pjesën e parë nuk ishim shumë agresiv. Patëm situata një kundër një, por nuk ishim sa duhet agresiv në aspektin pozitiv. Nuk kem treguar shpirt luftarak në fushë, ndoshta janë tifozët që na japin këtë. Mos harroni që Greqia nuk është ekip i keq. Në momentin që kemi humbur topin e kemi pasur kundërshtarin afër. Nuk jam i kënaqur, nuk jam i kënaqur me vetveten, por nuk është turp të humbasësh kundër Greqisë. Nuk mund të mendojmë që është ditë e mirë për ne. 12 lojtarë nuk janë me ekipin, kemi lojtarë që kërkojnë skuadra. Ekipi ka luftuar. Njerëzit mund të zhgënjehen, por nuk është kohë normale dhe ne kemi probleme. E kemi pranuar këtë situatë, por nuk jam i frikësuar për ndeshjen tjetër. I kemi pesë javë dhe duhet të përgatitemi për ndeshjen me Maqedoninë. Kemi dy portierë të mirë dhe kemi bërë ndryshime edhe në pozitat tjera. Kam menduar se është koha të shoh edhe portierin tjetër”, ka thënë Challandes.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
I dënuari nga Tribunali i Hagës për krime të luftës…