Kosova humbi shansin të kualifikohet në Evropian 

01 janar 2021 | 19:52

Përfaqësuesja e Kosovës në futboll, edhe përkundër paraqitjeve të mira në Ligën e Kombeve, nuk arriti të kualifikohet në Kampionatin Evropian, pasi pësoi humbje në Shkup nga Maqedonia e Veriut (2-1), në gjysmëfinale të kësaj lige.

Vendasit kaluan në epërsi me autogolin e Kolollit, kurse Hadërgjonaj barazoi rezultatin në 1-1. Në pjesën e parë, Maqedonia shënoi golin e fitores me anë të Velkovskit (2-1). Përfaqësuesja e Kosovës në futboll nuk pati rezultate të mira në vitin 2020, pasi përfundoi e treta në grupin 3 të Ligës C, me vetëm pesë pikë të grumbulluara.

(Epoka e re)

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Shitja e vigarave nëpër barnatoret e Kosovës po bëhet ilegalisht.…