Kosova i bën kërkesë zyrtare Serbisë për zbardhjen e fatit të personave të zhdukur, nis me Drenicën

02 qershor 2023 | 14:37

Kryetari i komisionit qeveritar për Personat e Zhdukur, Andin Hoti, ka bërë të ditur se Kosova ka filluar me kërkesat e saj ndaj Serbisë për zbardhjen e fatit të personave të zhdukur.

Hoti ka thënë se në shkresën e parë zyrtare drejtuar Serbisë, Kosova ka kërkuar arkivat që do të ndihmojnë në zbardhjen e fatit të personave të zhdukur me forcë gjatë luftës.

“Ne kemi kërkuar nga presidenti i Serbisë, të gjitha informacionet, përfshirë edhe ato të klasifikuara, për Komandën e Brigadës së Motorizuar të 37-të të Ushtrisë Jugosllave. Kjo brigadë, përveç tjerash ka kryer krime në regjion të Drenicës. Nga masakrat e kryera në fshatrat e Drenicës nga kjo njësi, ka ende civilë shqiptarë të zhdukur”, ka thënë Hoti.

Ai ka thënë se është e natyrshme që shkresa e parë të fillojë me Drenicën, pasi sipas tij, pikërisht në Drenicë, Serbia ka filluar me krimet masive ndaj popullit shqiptar.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Organizata Vullnetare Zjarrfikësit dhe Shpëtimit kanë arritur ta nxjerrin të…