Kosova i jep lamtumirën e fundit nënës së heroit Edmond Hoxha (Foto)
22 mars 2019
| 15:08
Nënës së heroit të kombit Edmond Hoxha, Nurije Hoxha, i është dhënë sot lamtumira e fundit në varrezat e lagjes ‘Hoxha’ në Junik.
Në ceremoninë e varrimit kanë marrë pjesë familjarë, miq dhe politikanë.
Me këtë rast, kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, ka thënë se nëna Nurije është shembulli më i mirë i një nëne shqiptare, që ka rritur djemtë e saj, heroin e kombit, Edmond Hoxha, dhe veprimtarin e shquar të çështjes kombëtare, Xhavitin, jo për vete, por për atdhe.
“Të qoftë i lehtë dheu i kësaj toke, nënë e të gjithë luftëtarëve dhe atyre që janë përpjekë për liri”, ka deklaruar Haradinaj.
/Epoka e re/