Kosova i ka tri medalje olimpike, Driton Kuka i kërkon edhe dy tjera
Trajneri më i mirë në Kosovë, Driton Kuka deri tash i ka fituar tri medalje të arta olimpike, por synim i ka që t’i fiton edhe dy të tjera.
Majlinda Kelmendi, Nora Gjakova dhe Distria Krasniqi ia zbardhën fytyrën Kosovës me medalje të arta nën drejtimin dhe menaxhimin e Kukës. Trajneir nga Peja i dëshiron pesë medalje olimpike, për ta kompletuar pesëshen e madhe, aq hallka sa i kanë edhe Lojërat Olimpike. Kuka e ka publikuar një fotografi nga Kienbaumi në Gjermani me pesë gishtat lartë.
“Kompleksi Olimpik më i kompletuar i shtetit mik gjerman. Ekipi ynë fillimisht vajzat e këtë javë meshkujt kompletuan stërvitjet finale për Botërorin e Dohas, që mbahet në muajin maj. Numri 5 shënon medaljet që do doja ti kem një jetën time si trajner nga Lojërat Olimpike! Ngjyra s’ka rëndësi aspak. Tri i kemi dua edhe dy, shpresoj dhe punoj që kjo të ndodh! Nga Kampionatet Botërore tashmë i kemi plotë 7 medalje të fituara, 2 të arta dhe 5 të bronzta! Po flasim për medalje elitare për të rritur!”, ka shkruar Kuka në “Facebook”.