Kosova i luan dy ndeshje kontrolluese ndaj Kuvajtit

09 dhjetor 2021 | 16:58

Përfaqësuesja e Kosovës në hendboll i luan dy ndeshje miqësore me kombëtaren e Kuvajtit. Ndeshjet luhen më 17 dhe 19 dhjetor në Podgoricë.

Grumbullimi i “dardanëve” bëhet më 15 dhjetor në Prishtinë, ndërsa udhëtimi është një ditë më vonë. Përzgjedhësi Bujar Qerimi pritet t’ua japë rastin lojtarëve që kanë pasur më pak hapësirë në takimet e kaluara. Po ashtu, do të ftohen lojtarë që janë shquar në klubet e Superligës e që vlerësohen me potencial për vend në Përfaqësuese, raporton “Epoka e re”.

Ndeshjet me Kuvajtin vlerësohen me rëndësi për ta rritur konkurrencën në Përfaqësuesen e Kosovës dhe për ta zgjeruar bazën për selektimet e ardhshme. Kuvajti është rival cilësor dhe në rritje të vazhdueshme.

“Ndërkohë po vazhdojnë negociatat për të aranzhuar dy miqësore me Arabinë Saudite. Ato mund të luhen në javën e fundit të dhjetorit. Të kujtojmë që Përfaqësuesja e Kosovës grumbullohet më 25 dhjetor për ndeshjet kualifikuese të janarit”, thuhet në njoftimin e Federatës së Hendbollit të Kosovës.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Sot në Ministrinë e Kulturës, Rinisë dhe Sportit patëm kënaqësinë…