Kosova i luan ndeshjet si vendëse në Rahovec
“Dardanët” do të zhvendosen nga kryeqyteti për në palestrën e rinovuar të Rahovecit për t’i zhvilluar ndeshjet ndërkombëtare
Përfaqësuesja e Kosovës në basketboll do t’i zhvillojë ndeshjet si vendase në palestrën e nxehtë “Mizair Isma” në Rahovec.
Këtë e ka konfirmuar për sekretarja e përgjithshme e Federatës së Basketbollit të Kosovës, Elvira Dushku, shkruan gazeta “Olle”.
Ajo ka thënë se tashmë është gjithçka e ditur se Kosova do t’i luajë ndeshjet në Rahovec, mirëpo mbetet vetëm që edhe semaforët e palestrës të ndërrohen, pasi ata aktualë nuk i përmbushin të gjitha kriteret e kërkuara nga FIBA.
Ajo gjithashtu ka konfirmuar se ka marrë konfirmimin nga drejtuesit e klubit të Rahovecit dhe të Komunës së Rahovecit se ndërrimi i semaforëve do të bëhet sa më shpejt të jetë e mundur.