Kosova i nënshkruan sot dy marrëveshje me një shtet të BE-së
21 korrik 2022
| 09:19
Kosova dhe Luksemburgu sot do të nënshkruajnë dy marrëveshje.
Bëhet fjalë marrëveshjen për Bashkëpunimin për Zhvillim dhe Memorandumin e Mirëkuptimit për Zbatimin e Marrëveshjes.
Ato t’i nënshkruajnë përfaqësuesit e shteteve, zëvendëskryeministri Besnik Bislimi, së bashku me ministrin e Ekonomisë së Luksemburgut, Franz Fayot.
Akti i nënshkrimit do të ndodhë në orën 10:00.