Kosova i ofron përkrahje Greqisë në shuarjen e zjarreve

13 gusht 2021 | 17:12

Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj, ka pasur sot një bisedë telefonike me shefen e Zyrës Ndërlidhëse të Republikës së Greqisë në Kosovë, Chryssoula Aliferi.

Mehaj përmes një postimi në llogarinë e vet në “Facebook” ka bërë me dije se asaj i ka shprehur gatishmërinë dhe vullnetin për të mbështetur institucionet greke me aftësitë dhe kapacitetet operacionale në disponim për menaxhimin, tejkalimin dhe sanimin e gjendjes së krijuar nga zjarret e ditëve të fundit.

“Kërcënimet dhe rreziqet nga faktorët e ndryshëm në realitetin e sotëm, përcaktojnë faktin se, fryma e bashkëpunimit rajonal në parandalimin, menaxhimin, reagimin dhe rimëkëmbjen pas pasojave të tyre, është nevojë e pashmangshme për të gjitha vendet e rajonit tonë dhe më gjerë”, ka shkruar Mehaj.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Më 19 korrik të këtij viti, në Kosovë u regjistruan…