Kosova i vendos sanksione regjimit të Lukashenkos në Bjellorusi
09 shkurt 2022
| 11:17
Qeveria e Kosovës i ka vendosur sanksione regjimit të presidentit autokrat, Alyaksandr Lukashenko në Bjellorusi.
Në mbledhjen e sotme, kabineti qeveritar ka vendosur ta miratojë vendimin që sanksionon 183 individë dhe 26 entitete të lidhura me regjimin e Lukashenkos.
“Pika e katërt është shqyrtimi i propozim-vendimit për zbatimin e sanksioneve ndërkombëtare ndaj 183 individëve dhe 26 entiteteve bjelloruse të ndërlidhura me regjimin e presidentit bjellorus, Aleksandyr Lukashenko”, ka thënë kryeministri Kurti.
Ministria e Punëve të Jashtme dhe Disporës ia ka propozuar Qeverisë së Kosovës vendimin për zbatimin e të gjitha sanksioneve të zbatuara nga Bashkimi Evropian deri më tani ndaj Bjellorusisë.