Kosova, i vetmi shtet evropian ku dominojnë adoleshentët

22 prill 2023 | 21:57

Kosova është shteti i vetëm në Evropë në të cilin grupmosha 10-19 vjeçare është dominuese në popullatë, sipas të dhënave të “Eurostatit”, përpiluar nga Landgeist.

Në një hartë të publikuar së fundmi shihet ndarja e grupmoshave në të gjitha rajonet e Evropës. Sigurisht është detaj i vogël demografik dhe nuk e tregon pamjen e plotë të të dhënave, por sinjalizon të ardhmen e një vendi.

Në shumicën e Evropës, grupmoshat 40 dhe 50-vjeçare janë më dominueset. Dallim bën Kosova që dominohet nga adoleshentët. Shqipëria, Islanda e një pjesë e Turqisë dominohen nga grupmosha 20-29 vjeçare. Në Ballkan, në Kroacia e Serbi grupmosha dominuese është ajo e moshës 60-vjeçare.

Ka shtete në të cilat ka dallime të theksuara edhe brenda rajoneve. Në hartë, ndryshime të mëdha ngjyrash vërehen sidomos në Gjermani e në Britani të Madhe.

Siç ka shkruar “Landgeist”, të dhënat për Kosovën janë të vitit 2020.

 

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Gjithnjë e më shumë rekorde do të thyhen për shkak…