KOSOVA IME

18 shkurt 2022 | 00:17

Agron Krasniqi

Me shekuj nën robëri , Kosovë
U munduan të shembin krajl e mbret
Por nuk të gjunjëzuan asnjëherë
Kala me themele të forta ke mbet

Sa herë qe turreshin në ty Kosovë
Ata që lakmonin këtë tokë hyjnore
Shqiptarët lidheshin me besa besë
Për t’i dal zot tokës arbërore

Kudo që shkelim mbi këtë dhe
Ka në vete një histori
I larë me gjakun e heronjve
Që ti Kosovë, t’jetosh në LIRI

E tash, Kosovë çfarë të mundon
Pse më je kështu e molisur
Kam një plagë që më rëndon shpirtin
Brezi i ri duke m’ braktisur

Shkurt 2022

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ish-zëvendëskryeministri i Kosovës, Hajredin Kuçi, ka treguar se e kanë…