Kosova importoi energji më shumë se 100 milionë euro

24 janar 2025 | 08:20

Qeveria e prirë nga Albin Kurti i ka dhënë prioritet importit të energjisë elektrike, derisa ka dështuar tërësisht që të ngritë kapacitetet prodhuese të energjisë.

Vetëm gjatë vitit 2023, deficitin në prodhim të energjisë elektrike, Kosova e ka mbuluar me importin e 1 milionë e 248 mijë e 403 mwh, ndërkaq ka eksportuar 407 mijë e 368 mwh.

Kthyer në euro këtë shifër, importi gjatë 12 muajve të vitit 2023 kalon shifrën e 100 milionë eurove.

Kosova ka eksportuar jo më shumë se 30 milionë euro energji elektrike gjatë vitit 2023.

Në muajin janar ka importuar 156 mijë e 139 mwh, në shkurt 141 mijë e 137.

Në muajin mars importoi më pak: 83 mijë e 249 mwh, në prill 116 mijë, ndërsa në maj 55 mijë.

Në muajt e verës qershor 56 mijë, korrik 93 mijë ndërkaq në gusht 112 mijë mwh.

Kosova në muajin shtator ka importuar 78 mijë mwh, në muajin tetor 100 mijë e 322, në nëntor 82 mijë e 203.

Më së shumti energji elektrike është importuar në dhjetor kur arriti pikun në 171 mijë e 636 mwh.

Importi i energjisë elektrike që i ka kushtuar Kosovës më shumë se 100 milionë euro vetëm për vitin 2023, ka përhapur dyshimet për keqpërdorime të mëdha me paranë publike.

Këto dyshime janë shtuar edhe më shumë pas shpërthimit të skandalit me ambasadorin Martin Berishaj.

Në janar të vitit 2023, Paparaci raportoi se Berisha po hetohej në Kosovë për tri vepra penale: shpëlarje parash, shmangie nga tatimi dhe fshehje të pasurisë. Megjithëkëtë, vazhdoi të përfaqësonte Kosovën në Kroaci.

Paparaci, kishte siguruar hetimin e Qendrës së Inteligjencës Financiare të Malit të Zi. Raporti zbulonte se afaristi Martin Berishaj nëpërmjet kompanisë së tij, “MB Consulting”, me filial në Mal të Zi ka bërë transaksione të dyshimta me elemente të shumta të shpëlarjes së parave.

Ai dyshohet se ka transferuar rreth 600 mijë euro kesh nga xhirollogaria e tij bankare në Mal të Zi për tek politikani slloven, Robert Golob, kryetar i Partisë së Lirisë. Afera e dyshimtë për shpërlarje parash është zbuluar dhe transmetuar nga televizioni Planet TV. Hulumtimi bazohet në dokumente.

Berishaj dyshohet se ka shërbyer si ndërmjetës mes një kompanie serbe dhe politikanit slloven, Robert Golub. Në mes tyre, sipas hulumtimit të televizionit slloven, ndodhen 600 mijë euro të dyshimta.

Televizioni slloven, në kronikën e transmetuar në prill, zbulon se në xhirollogarinë MB Consulting, e regjistruar në Mal të Zi, nga një kompani serbe, janë derdhur në baza të rregullta prej 5 mijë deri në 50 mijë euro, për çdo muaj. Pronari i vetëm i kompanisë MP Consulting, në bazë të dokumentacionit zyrtar, është Martin Berishaj.

Televizioni slloven ka raportuar se një pjesë e dokumentacionit të siguruar tregon se ngjarja në fjalë është shtrirë në vitet 2019 dhe 2020. /Paparaci

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Revista e njohur amerikane “Foreign Policy” ka bërë një analizë…