Kosova importon mbi 476 mijë kilogramë mjete piroteknike
Festat e fundvitit shtojnë përdorimin e mjeteve piroteknike.
Goxha shumë para shpenzohen për ta pritur ndërrimin e motmoteve e po ashtu edhe ndezjen e fishekzjarrëve.
Sipas të dhënave që i ka siguruar “Klankosova.tv” nga Dogana e Kosovës mbi 476 mijë kilogramë mjete piroteknike janë importuar në Kosovë deri më 6 dhjetor 2024.
Vlera e këtyre “lëndëve plasëse” llogaritet të jetë 868 mijë e 633 euro.
Derisa importi i tyre shënon rritje prej vitit në vit.
Dogana ka bërë me dije se në vitin e kaluar, ishin importuar mbi 425 mijë kilogramë mjete piroteknike, të dhënat për këtë vit tregojnë ndryshe.
Pra sivjet janë mbi 50 mijë kilogramë më shumë se në vitin 2023.
Importuesit kryesor janë Shqipëria dhe Kina.
Kjo e dyta duket të jetë vendi prej të cilit Kosova importon më së shumti mjete piroteknike.
441 mijë e 909 kilogramë, është sasia e këtyre mjeteve të importuara nga ky shtet.
Ndërsa, nga Shqipëria, janë importuar 33 mijë e 760 kilogramë mjete piroteknike.