Kosova ka mbajtur për herë të parë tryezën rajonale për partneritetet publiko-private
Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve, në bashkëpunim me SIGMA, ka organizuar tryezën e parë rajonale me temë avancimin e partneriteteve publiko-private.
Kjo tryezë shërbeu si platformë e diskutimeve ndërmjet politikëbërësve, përfaqësuesve të institucioneve financiare dhe ekspertëve nga Kosova, Shqipëria, Maqedonia e Veriut, Mali i Zi dhe Turqia.
Pjesë e kësaj tryeze ishin zëvendësministri i Financave, Punës dhe Transfereve, Avni Zogiani, drejtori i Departamentit Qendror të PPP Arton Ahmeti, drejtori i Planifikimit në Departamentin e Koncesioneve në ATRAKO – Shqipëri, Besart Buza, asistent drejtori në Agjencinë e Investimeve në Malin e Zi Andrej Lakic, drejtori i Qendrës së PPP në Stamboll dr. Eyüp Vural Aydin, si dhe ekspertët nga SIGMA.
Përgjatë dy ditëve të konferencës, përfaqësuesit e shteteve të pranishme kanë ndarë eksperiencat, sfidat dhe rekomandimet e tyre për zbatimin efektiv të modelit të PPP në rajon.
Gjithashtu, pjesëmarrësit diskutuan sektorët më të përshtatshëm për zbatimin e projekteve të llojit PPP dhe hartuan disa rekomandime për zhvillimin e këtyre projekteve në të ardhmen.