Kosova ka nevojë për zërin e fuqishëm opozitar dhe jo vetëm, tani më shumë se çdo herë, që nga viti 1999

13 shkurt 2023 | 20:26

Nga Hisen Berisha

Dy gjërave dëshirojë me ua vu theksin për Kryeministrin, meqë ai dezertoi sot nga debati për dialogun përkatësisht asociacionin dhe marrëveshjen përfundimtare, apo më saktë të “ndërmjetme” siç e quajti ai me retorikën e mashtrimit:

1. Albin Kurti, që dy vjet kryeministër i Republikës së Kosovës asnjëherë nuk iu ka referua shtetit me emrin e tij kushtetues, çka do të thotë se ky njeri nuk e njehë ende Kosovën për shtet .

Lajçak, as si as shteti i tij, po ashtu, nuk e njohin shtetin e Kosovës.

Borrelli, as ai as shteti i tij, nuk e njohin shtetin e Kosovës.

Vuçiq, nuk e njeh Republikën e Kosovës, shtet i pavarur e sovran dhe e konsideron “pjesë të Serbisë” duke e mbajtur në Kushtetutë dhe e rrezikon nga jashtë duke i instrumentalizuar qytetarët e komunitetit serb në Kosovë. E sipas presidentes Osmani, mbështetjen e njësive terroriste ruse “Wagner” po përgatisin luftë hibride ndaj Kosovës.

E tani, a ka ndonjë imbecil që mundet me pritë se derivati i dialogut midis këtyre katër mosnjohësve, ka me qenë njohja e Republikës së Kosovës – shtet i pavarur e sovran?

2. Sa i përket konfidencialitetit të kryeministrit i duhen thënë dy gjëra:

Në ShBA aktualisht presidenti dhe ish presidenti po hetohen për keqpërdorimin e dokumenteve sekrete të ShBA!

Ai këtu tha se neve po na mbanë sekret planin dokument të marrëveshjes (së ndërmjetme) i cili ndoshta është diku ne garazhet e presidentit Biden, edhe ne duhet me i besua se ai e ke lexuar, edhe po na tregon drejtë?

Kjo ma kujton kohën e shkollimit fillor, kur një nga ne nxënësit, e mësonim Lahutën e Malësisë përmendesh dhe nga frika se na kapnin policët ua recitonim shokëve të besueshëm deri sa edhe ata e mësonin.

Kështu e kemi ribotua Ne në Kosovën e okupuar Lahutën e Malësisë, po ua adresoj ketë histori (vëllezërve të dashur shqiptarë, anëtar të komisionit për integrime evropiane, që na nderuan me prezencën e tyre në seancën e Kuvendit).

Mirëpo këta “kriminelët” e UÇK-së, e para tyre Dr Ibrahim Rugova, e kanë nxjerrë Republikën e Kosovës nga ilegaliteti!

E sot katërshja, që mjerisht po negociojnë për fatin e saj, nuk e njohin ende shtetin e Kosovës, ndërkohë që e njohin ma shumë se 100 shtete të botës demokratike. Prandaj, mjaftë me skenarë të UDB- së!

Të gjitha të arriturat e deritanishme të Republikës së Kosovës nuk e kanë asnjë mikron kontributi të Albinit, ani pse ai ishte moshë madhore në kohën që ndodhën ngjarjet e mëdha dhe u bënë punët e mëdha për Kosovën.

Sot, në vend se të mbante një dekoratë të një luftëtari për çlirimin e Kosovës nga okupimi shekullor sllav, ai sot në 2023, vjen me certifikatë të veteranit false, të UÇK.

Andaj, nuk pres që hapërimi i mëtejmë i shtetit të Kosovës të ketë diçka që shndritë rrugën përpara. Tym, gaz e helm ka gjithandej ku drejton Albini.

Nuk pres gjë të mirë nga ai!

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Filipinet akuzuan Kinën të hënën se ka goditur një anije…