‘Kosova ka të drejtë ta mbrojë territorin e saj’, ambasada e ShBA-së shpërndanë fjalët e O’Brienit
Ndihmëssekretari Amerikan i Shtetit, Jim O’Brien para pak ditësh ka dhënë një deklaratë, ku ka folur për mbështetjen e ShBA-së për FSK-në dhe për mbrojtjen territoriale që Kosova ka të drejtë si çdo shtet tjetër ta bërë.
Pas këtyre deklaratave, Ambasada e ShBA-së, ka shpërndarë këtë të mërkurë, citate nga intervista e ndihmëssekretarit, duke theksuar frazën “Kosova ka të drejtë ta mbrojë territorin e saj”.
“Këtë javë, ndihmëssekretari O’Brien foli për mbështetjen e ShBA-së për tranzicionin e FSK-së në një forcë mbrojtëse territoriale multietnike, të ndërveprueshme nga NATO, që i nënshtrohet kontrollit civil: ‘Kosova ka të drejtë të mbrojë territorin e saj ashtu si çdo vend tjetër’”, është thënë në postimin e Ambasadës së ShBA-së të publikuar në “Facebook”.