Kosova kalon në vendin e dytë pas fitores ndaj Irlandës së Veriut
09 qershor 2022
| 22:50
Në përvjetorin e katërt të vdekjes së legjendës shqiptare të futbollit, Fadil Vokrri, Përfaqësuesja e Kosovës e ka shënuar një fitore dramatike sonte.
Në stadiumin “Fadil Vokrri”, Kosova ishte sonte nikoqire e Irlandës së Veriut.
Ndeshja e vlefshme për grupin të Ligës C, i takoi Kosovës 3:2.
Me këtë fitore, Kosova mbetet në vendin e dytë në tabelë me gjashtë pikë, kurse Irlanda e Veriut në vendin e tretë me një sosh.
Lidere e grupit është Greqia me nëntë pikë, kurse Qipro është e fundit me vetëm një pikë.
Ndeshjen e radhës, Kosova e zhvillon në Volos përballë Greqisë të dielën e 12 qershorit.