Kosova kampion Evropian U18 në Divizionin C, kalon një divizion më lartë
29 korrik 2018
| 22:19
Kosova U18 në basketboll sot ka shënuar një sukses të jashtëzakonshëm, duke u shpallur kampionin i Divizionit C në Evropianin U18.
Këtë e bëri pas fitores që shënoi në finale ndaj Qipros, raporton Koha.net.
Në Pallatin e Rinisë dhe të Sporteve në Prishtinë përfaqësuesja e Kosovës e mposhti Qipron me rezultat bindës 73-64.
Pas këtij suksesi Kosova do të kalojë në Divizionin B.
Kosova për herë të parë është shpall kampion në garat e FIBA-së, kurse më parë kishte arritur të rrëmbente medaljen e argjendtë në Evropianin U16 më 2015, si dhe të bronztën në Evropianin U18 më 2016. Që të dy medaljet në Divizionin C.