Kosova kërkon fitore në miqësoren ndaj San Marinos

01 qershor 2021 | 08:13

Kosova përballet sot (e martë) me San Marinon në ndeshjen miqësore që zhvillohet në stadiumin “Fadil Vokrri” nga ora 18:00. “Do të luajmë ndaj San Marinos një ndeshje të rëndësishme. San Marino ka një skuadër të mirë. Do të shohim se çfarë mund të tregojmë në këtë takim”, ka thënë Challandesi.

Përzgjedhësi i Kosovës në futboll, Bernard Challandes, në konferencën para ndeshjes miqësore kundër San Marionos, ka thënë se “dardanët” sot (e martë) do të luajnë një ndeshje të rëndësishme ndaj San Marinos në stadiumin “Fadil Vokrri”. “Do të luajmë ndaj San Marinos një ndeshje të rëndësishme. San Marino ka një skuadër të mirë. Do të shohim se çfarë mund të tregojmë në këtë takim”, ka thënë Challandesi.

Strategu zviceran e ka mohuar se janë zgjedhur kundërshtarët e tillë për ta shpëtuar punën e tij, pasi ai ka thënë se Kosova nuk mund t’i zgjedhë kundërshtarët që dëshiron. “Jemi Kosova dhe nuk mund të zgjedhim kundërshtarë që duam ne. Kemi luajtur dy ndeshje mjaft të vështira, ndaj Suedisë dhe Spanjës. Kemi gjetur kundërshtarë që do të mund të luanim më lehtë me ta. Në këto dy ndeshje mendoj se është mundësi e mirë. Na shërbejnë edhe për t’i parë lojtarët e rinj dhe shkojmë për fitore. Kemi respekt për të dyja ekipet, edhe San Marinon edhe Maltën. Nëse mendoni se i kemi zgjedhur vetëm për ta shpëtuar punën time, atëherë ju nuk dini asgjë për personalitetin tim”, ka thënë Challandes.

Për ndeshjen miqësore ndaj San Marinos foli në konferencë për media edhe kapiteni i Kosovës, Amir Rrahmani. Mbrojtësi i Napolit ka thënë se kjo miqësore do t’u shërbejë lojtarëve të rinj për t’u dëshmuar. “Miqësorja kundër San Marinos na shërben për grupin dhe për lojtarët e rinj. Jam i gatshëm për këto ndeshje, pas një mungese të gjatë shkaku i disa lëndimeve që pata. Kemi punuar këto ditë dhe besoj se do të paraqitemi mirë”, ka deklaruar Rrahmani.

Për ndeshjen ndaj Kosovës ka folur futbollisti i San Marinos, Mirko Palazzi. “Kosova ka lojtarë të rëndësishëm, ka prej tyre që luajnë në Serinë A. Natyrisht, nuk është një ndeshje e lehtë. Edhe trajneri thotë, nuk ka miqësore. Do të jetë një provë tjetër, një tjetër ndeshje për të provuar që t’i testojmë karakteristikat tona dhe, ndoshta, ta gjejmë edhe golin të cilin nuk e gjejmë që një kohë. Shpresojmë t’ia dalim kësaj radhe”, ka thënë Palazzi.

/Veton ZYMBERI/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ekrani mahnitës 65 inç i LG është i aftë të…