
Kosova kërkon fitoren e dytë ndaj Izraelit
14 prill 2019
| 11:50
Krahas garës ndërkombëtare që po zhvillohet në Prishtinë, ndeshje me shumë rëndësi për hendbollin e Kosovës zhvillohet nga ora 19:00 në Tel Aviv të Izraelit.
Në kuadër të grupit 1 të fazës së dytë kualifikuese për “Euro 2020”, Përfaqësuesja e Kosovës takohet me Izraelin. Të mërkurën Kosova impresionoi në Prishtinë dhe fitoi ndaj Izraelit me rezultat 27:24.
Kosova i ka dy pikë, sa edhe Polonia e Izraeli dhe me fitore në Tel Aviv do të dal në vend të dytë dhe do të bëjë hap gjigant drejt kualifikimit në Evropian.