Kosova kërkon hakmarrje ndaj Austrisë

09 tetor 2020 | 14:18

Përfaqësuesja U21 e Kosovës në futboll sonte në orën 19:00 në stadiumin “Fadil Vokrri” e zhvillon ndeshjen e radhës në kuadër të kualifikimeve për Kampionatin Evropian kundër Austrisë.

Në ndeshjen e muajit të kaluar “Dardanët” e rinj pësuan humbje nga Anglia, por në atë ndeshje përzgjedhësi Rafet Prekazi nuk kishte në dispozicion shumicën e lojtarëve që luajnë në klubet evropiane, si pasojë pandemisë Covid-19.

Tani kontingjenti i futbollistëve është shumë më i pasur, por fatkeqësisht njëri nga futbollistët kryesor të ekipit, Arbenit Xhemajli nuk do të luajë në këtë duel, pasi në stërvitjen e fundit ka pësuar lëndim. Me këtë rast, krerët e FFK-së dhe stafi i Kombëtares U21 i dëshiron shërim të shpejtë Arbenitit, me shpresë dhe besim se do të kthehet edhe më i fortë. Në përballjen e parë të zhvilluar në Vjenë, Austria kishte fituar 4:0.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Shkruan: Ganimete Podvorica Dikur në lagjen “Ulpiana” në Prishtinë, hyrja…