
Kosova kërkon mbështetjen e Francës për vizat
25 tetor 2022
| 20:18
Deputeti i PDK-së, Xhavit, Haliti, ka njoftuar se me kolegët e Komisionit për Punë të Jashtme dhe Diasporë, takuan sot ambasadorin e Republikës së Francës në Kosovë, Olivier Guérot, me të cilin biseduan për marrëdhëniet bilaterale, zhvillimet në rajon pas agresionit rus në Ukrainë, si dhe për integrimet euro-atlantike të Kosovës.
Haliti ka treguar se vend të veçantë zuri edhe diskutimi lidhur me procesin e liberalizimit të vizave për Kosovën.
“Me këtë rast, shprehëm shqetësimin, dhe po ashtu kërkuan mbështetjen e shtetit francez që liberalizimi i vizave të ndodhë sa më shpejtë”, ka shkruar Haliti në “Facebook”.