Kosova konsumoi më pak energji në shtator të këtij vitit se sa në muajin e njëjtë të vitit paraprak
22 nëntor 2024
| 12:38
Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK) ka bërë me dije se gjatë muajit shtator të vitit 2024, energjia elektrike bruto në dispozicion ishte 450.55 GWh, kurse konsumi i energjisë elektrike ishte 343.61 GWh ose (- 4.55 për qind) më i vogël krahasuar me muajin e njëjtë të vitit paraprak.
ASK-ja ka theksuar se pjesëmarrja e energjisë elektrike alternative në kuadër të konsumit të përgjithshëm ishte 9.79 për qind.
“Importi i energjisë elektrike në shtator 2024 ishte 166.73 GWh, kurse eksporti i energjisë elektrike në këtë periudhë ishte 114.34 GWh (këtu është e përfshirë edhe sasia e transmisionit). Prodhimi i thëngjillit ishte rreth 599.92 mijë ton, ose (-0.42 për qind) më pak sesa në muajin e njëjtë të vitit paraprak”, ka njoftuar ASK-ja.