
Kosova kryen stërvitjen e dytë
19 mars 2019
| 17:54
Përfaqësuesja e Kosovës në futboll të martën e kreu edhe stërvitjen e dytë. Ashtu sikurse stërvitjen e parë “Dardanët” e kryen në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë.
Trajneri Bernard Challandes fillimisht aplikoi një vrapim të lehtë e më pastaj futbollistët kanë zhvilluar ushtrime taktike me top.
Kosova ndeshjen e parë e zhvillon të enjten ndaj Danimarkës në orën 19:00, kurse ndeshjen e dytë e zhvillon ndaj Bullgarisë të hënën nga ora 20:45.
/Epoka e re/