Stërvitja po shkon mirë, edhe pse ka disa mungesa në kampin “Dardan”.
Megjithatë, atmosfera është e mire dhe premtuese për një rezultat pozitiv.
Pavarësisht këtyre mungesave, fitorja ndaj Irlandës së Veriut ka qenë një “infuzion” i mirë për ekipin nga Kosova, të drejtuar nga trajneri Alain Giresse.
Ndeshja mes Greqisë dhe Kosovës, e katërta e edicionit të tretë të Ligës së Kombeve, luhet në orën 20:45 të dielën.
Për Kosovën është e rëndësishme fitorja, pasi do të barazohej në krye të tabelës me Greqinë, me nga nëntë pikë në Grupin 2 të Ligës C.
Në fakt, edhe barazimi do ta mbante në lojë Kosovën, por do t’ia zbehte gjasat për ta fituar grupin ku bën pjesë.
Humbja do t’ia largonte edhe një shans tjetër për ta kërkuar më pas kualifikimin në Evropianin 2024. Greqia ka nëntë pikë, tri më shumë se Kosova.