Kosova kryen testimet për Covid në Shqipëri përpara sfidës

01 shtator 2020 | 17:21

Testimet për Covid-19 u kryen edhe nga përfaqësuesja e Kosovës, e cila u ndal në Kukës gjatë udhëtimit për në Itali, atje ku do të zhvillojë ndeshjen Moldavinë, të vlefshme për Ligën e Kombeve.

Fatmirësisht asnjë prej pjesëtarëve të ekipit nuk është bartës u shpreh presidenti i Federatës Kosovare të Futbollit, Agim Ademi. Ai tregoi gjendjen e grupit dhe shanset që përfaqësuesja dardane ka për të avancuar në këtë turne.

Kosova ndodhet në grupin e tretë, të Ligës C. Krahas Moldavisë, kundërshtarë të tjerë të përfaqësueses fqinje janë edhe Greqia e Sllovenia.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Papunësia në Bashkimin Evropian dhe zonën e euros u rrit…