Kosova kthehet me 8 medalje nga Turqia
Ka përfunduar Kampionati i Mediteranit që është mbajtur në Antalia të Turqisë.
Kosova i fitoi tetë medalje, prej tyre një të artë, dy të argjendta dhe pesë të bronzta. Rigon Baruti e fitoi të artën në kategorinë e kadetëve deri 57 kilogram. Betim Maliqi e fitoi argjendtën, ku mori pjesë në kategorinë e juniorëve deri në 68, kurse Endrit Shaqiri juniorë në kategorinë mbi 76 kilogram arrit te fitojë vendin e tretë medaljen e bronztë.
Po ashtu edhe Melos Gashi dhe Elton Musliu te bronztë nga Kampionati i Mediteranit, ketë e arritën në kategorinë e kadetëve mbi 70 kilogram. Benjamin Shabani të argjendtën në kategorinë deri 75 kilogram, kurse Albulena Gervalla e bronztë në kategorinë deri në 55 kilogram U21, si dhe Donita Elshani po ashtu e bronztë në kategorinë deri 68 kilogram U21.
Kurse ne vendin e 5-të, Redona Gashi kadete kategoria deri 47 kilogram, po ashtu edhe Njomza Osmani kadete në kategorinë mbi 54 kg, Rinor Avdullahu dhe Orgent Azemi kadete kategoria deri 52 kg. Riza Mahalla i 7-ti, kadetë deri në 70 kilogram, po ashtu edhe Vesa Ibrahimi kadete deri në 59 kg.