Kosova luan me Britaninë e Madhe në kualifikimet për Evropian
05 korrik 2023
| 12:57
Përfaqësuesja e Kosovës në hendboll (meshkujt) ka mësuar të mërkurën edhe kundërshtarin e parë në kualifikimet për “Euro 2026”. Në Vjenë janë tërhequr shortet për dy gara të ndryshme.
Kështu Përfaqësuesja e Kosovës përballet me Britaninë e Madhe në raundin promovues të kualifikimit në Kampionatin Evropian të vitit 2026. Ndeshjet janë në janar të vitit të ardhshëm, ndërsa Kombëtarja jonë është nikoqire në ndeshjen e parë. Synimi është që të kalohet Britania e Madhe, përkatësisht kalimi në fazën kryesore të kualifikimeve për Evropian.
Letonia-Luksemburgu dhe Belgjika-Qipro janë çiftet tjera të raundit promovues të kualifikimeve për “Euro 2026”.