Kosova luan për fitore ndaj Rumanisë
Përfaqësuesja e Kosovës në hendboll sonte (e mërkurë) do të takohet me Rumaninë. Shtabi teknik, në krye me selektorin Bujar Qerimi, është i kënaqur me punën që kanë bërë lojtarët për këtë ndeshje, kurse hendbollistët i kanë vlerësuar të suksesshme përgatitjet, pavarësisht prej disa telasheve të vogla me lëndime.
Ndeshja e fazës së dytë kualifikuese për “Euro 2022” në mes të Kosovës e Rumanisë luhet të mërkurën nga ora 19:30 në Pallatin e Rinisë dhe Sportit në Prishtinë.
“Gjithmonë luajmë për fitore, edhe pse përballë kemi një kundërshtar të fortë si Rumania. Kemi punuar mirë, kemi luajtur me rumunët dhe kjo na ndihmon për të përgatitur më mirë ndeshjen. Shpresojmë të paraqitemi me dinjitet ndaj Rumanisë. Të gjithë jemi të përkushtuar për të dhënë më të mirën”, ka thënë portieri i Kosovës, Haris Berisha.
/Epoka e re/