Kosova luan të premten ndeshjen e rëndësishme ndaj Francës në futsall

30 janar 2025 | 15:25

Përfaqësuesja e Kosovës në futsall do të luajë nesër (e premte) ndaj Francës në ndeshjen kualifikuese për “Euro 2026”.

“Dardanët” janë grumbulluar para disa ditësh për ndeshjen e rëndësishme kualifikuese që do të zhvillohet me 31 janar kundër Francës në Prishtinë. Përzgjedhësi Agon Ramadani ka punuar këto ditë me futbollistët e ftuar dhe pret që të zhvillojnë një ndeshje të madhe ndaj një kundërshtari të fortë.

Kosova ka grumbulluar 3 pikë në dy ndeshjet e para, me një fitore ndaj Bullgarisë dhe një humbje ndaj Gjeorgjisë në udhëtim, ndërsa Franca ka 6 pikë nga dy ndeshjet. Ky takim do të zhvillohet në “Pallatin e Rinisë dhe Sporteve” në Prishtinë, me fillim nga ora 20:00.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kandidati për deputet nga radhët e PDK-së, Bekim Haxhiu që…