Kosova mbajti stërvitjen e parë në Bullgari
08 qershor 2019
| 21:00
Kombëtarja e Kosovës e ka mbajtur seancën e parë stërvitore në Sofje para ndeshjes kundër Bullgarisë, e cila zhvillohet më 10 qershor.
Në stërvitjen e sotme është punuar në dy grupe, ku pjesa e futbollistëve që kanë luajtur në ndeshjen kundër Malit të Zi kanë bërë vetëm vrapime të lehta dhe ushtrime fizike, derisa pjesa tjetër e futbollistëve ka bërë stërvitje normale.
Angazhimi i futbollistëve si zakonisht ka qenë në nivelin më të lartë, derisa tashmë të gjithë janë të përqendruar tek ndeshja kundër bullgarëve, të bindur se në ndeshjen në Podgoricë meritonim t’i arkëtonin tri pikë, por që fati nuk ishte në anën tonë.