Kosova mbetet prapa me trajtimin e sëmundjeve të zemrës te fëmijët
Fëmijët me sëmundje të zemrës vazhdojnë të mos marrin trajtimet kardio-kirurgjike në Kosovë, për shkak se në vend nuk është asnjë kardiokirurg për fëmijë.
Ndër vite, shumë fëmijë me probleme në zemër kanë udhëtuar jashtë vendit për trajtim. Kurse gjatë këtij viti, në bazë të një programi, disa mjekë nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë kryer operacione edhe në Kosovë.
Bëhet fjalë për 28 fëmijë me probleme në zemër, të cilët janë operuar falas në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës nga kardiokirurgët amerikanë. Kjo po ndodh për herë të parë, pasi që fëmijët vazhdimisht janë detyruar të udhëtojnë jashtë Kosovës për të marrë shërbime shëndetësore që ndërlidhen me operacionet në zemër.
Ministri në largim i Shëndetësisë, Uran Ismaili, ka thënë se me ekipin nga Amerika kanë rënë dakord që të rriten kapacitetet vendore që këta fëmijë të trajtohen edhe në Kosovë.
Shkrimin e plotë mund ta lexoni në këtë link: https://www.evropaelire.org/a/semundjet-e-zemres-femijet-/30144828.html.