Kosova mbushet me 2-she dhe 50-she false

19 mars 2024 | 08:03

Veç qytetarëve e policisë, telashe paratë false iu sollën edhe bankave komerciale.

Dhjetëra raste e mijëra euro të falsifikuara u deponuan gjatë vitit 2023 nëpër institucionet financiare në Kosovë.

Nga bankënotat që u deponuan sipas Shoqatës së Bankave të Kosovës dominon ajo e 50 eurove që u hasën 331 copë të falsifikuara, pasuar me 120 njësi nga 20 euro.

Hiç më mirë nuk qëndrojnë as monedhat metalike ku nëpër banka u dorëzuan 550 njësi nga 1 euro, teksa bindshëm si më e falsifikuara prin ajo e 2 eurove që u deponuan plot 33.304 copë.

Për këtë e çështje të tjera lidhur me paratë, të hënën Shoqata e Bankave zhvilloi edhe një ligjeratë me filloristët e Shkollës ‘Vëllezërit Frashëri’ në Lipjan në kuadër të Javës Ndërkombëtare të Parasë.

Por mësuan edhe se si e ku t`i kursejnë ato në të ardhmen. Ata kishin njohuri edhe për heqjen e kartëmonedhës prej 500 euro nga qarkullimi. Aktivitete të tilla do të organizohen neper shkolla të ndryshme deri më 24 mars.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
KEDS ka njoftuar se sot do të kryhen punime të…