Kosova mbyllë vitin 2020 me 8 mijë e 586 raste aktive me Covid-19
31 dhjetor 2020
| 14:46
Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKShPK) ka njoftuar se numri i rasteve aktive me Covid-19 është 8 mijë e 586.
“Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 420 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 41 407 raste, kurse numri i rasteve aktive është 8 586”. ka njoftuar IKShPK-ja, raporton “Epoka e re”.