Kosova më 16 korrik debuton në Botëror
18 qershor 2019
| 13:39
Pas ndeshjeve të Përfaqësueses A me Poloninë dhe Gjermaninë është koha për Kampionatin Botëror për Juniorë (U21) që zhvillohet në Spanjë prej 16 deri më 28 korrik.
Përfaqësuesja e Juniorëve të Kosovës do të grumbullohet sot (e martë) për t’i filluar përgatitjet për kampionatin e parë botëror në të cilin merr pjesë Kosova në sportet ekipore.
Organizatori tashmë ka bërë publik orarin, kurse “Dardanët” e rinj ndeshjen e parë e luajnë më 16 korrik ndaj Kroacisë, në Pontevedra nga ora 18:00. Në Pontevedra i luajmë të gjitha ndeshjet në Grupin C. Kosova më 18 korrik do të përballet me Hungarinë, ndërsa një ditë më vonë përballet me Portugalinë. Më 21 korrik Kosova luan ndaj Brazilit, kurse një ditë më vonë ndaj Bahrejnit.