Kosova më 21 maj mëson kundërshtarët e botërorit
18 prill 2019
| 18:01
Shorti për kampionatin botëror të juniorëve në hendboll “Spanja 2019” do të tërhiqet më 21 maj në Pontevedra të Spanjës.
Botërori mbahet prej 16 deri më 28 korrik në Vigo dhe Pontevedra. Për herë të parë në një botëror merr pjesë edhe Kosova, falë suksesit historik në IHF Trophy.
Kombëtarja jonë synon disa fitore në botëror, por shumë do të varet prej shortit. IHF-ja ka ndarë përfaqësueset nëpër rreshta, duke u bazuar në performancë.
Rreshti 1: Sllovenia, Franca, Gjermania, Portugalia
Rreshti 2: Spanja, Egjipti, Kroacia, Islanda
Rreshti 3: Serbia, Norvegjia, Suedia, Hungaria
Rreshti 4: Argjentina, Tunizia, Nigeria, Brazili
Rreshti 5: Korea, Japonia, Bahrejni, Danimarka
Rreshti 6: Kili, Australia, SHBA-ja, Kosova