Kosova me dy boksierë në Hungari
05 shkurt 2019
| 10:32
Kosova sot (e martë) do të marrë pjesë në turneun ndërkombëtar të boksit në Hungari.
Në këtë turnir që do të mbahet në qytetin e Debreçenit “Bocskai Istvan”, Kosova do të përfaqësohet nga dy boksierë, Shpëtim Bajoku, që do të garojë në kategorinë deri në 64 kg, si dhe Ardit Deliaj në kategorinë 84 kg, njofton Federata e Boksit e Kosovës.
Në delegacion do të jenë edhe selektori Shefki Bogujevci si dhe gjyqtari ndërkombëtar Latif Demolli. Turneu zgjat nga data 5 – 10 shkurt 2019, kurse pjesëmarrëse janë më shumë se 30 shtete.