Kosova me fanella speciale ndaj Çekisë
01 nëntor 2019
| 15:02
Përfaqësuesja e Kosovës do të luajë dy ndeshje tejet të rëndësishme në muajin nëntor.
Fillimisht dardanët do të udhëtojnë për në Çeki për t’u ndeshur me kombëtaren çeke, që pritet të jetë një ndeshje finale për Kosovën, në rrugën e saj për një kualifikim për në Evropian. Ndërsa tri ditë më vonë, në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë, Kosova do ta presë kombëtaren angleze.
Kompania që merret me dizajnimin e fanellave të Kosovës, sot ka prezantuar fanellën special të cilët dardanët do ta bartin në ndeshjen ndaj Çekisë.
https://www.facebook.com/fourteenofficial/videos/454814191805468/?t=13