Kosova me gjashtë boksierë në turneun ndërkombëtar ‘Gongu i Artë’ në Shkup
03 maj 2024
| 11:26
Ekipi i Kosovës në boks do të merr pjesë në turneun ndërkombëtar “Gongu i Artë”, i cili mbahet nga data 3 deri më 7 maj në Shkup.
Kosova në këtë turne, ku pjesëmarrjen e kanë paralajmëruar 20 shtete, do të përfaqësohet me gjashtë boksierë: Bashkim Bajoku 57 kg, Luar Aliu, 57 kg, Lorent Murati, 60 kg, Shpëtim Bajoku 67 kg, Loris Idrizi 67 kg, Donat Syla 92 kg.
Trajnerë janë Musli Zymberi e Faton Xhakli, ndërsa gjyqtarë Latif Demolli e Marigona Beadini. Turneu është i mirëseardhur për vëllezërit Bajoku para kualifikimeve botërore në Bangkok të Tajlandës për normë të lojërave olimpike “Parisi 2024”.