Kosova me gjashtë garues në Kampionati Botëror të Taekwondosë
23 maj 2023
| 15:58
Federata e Taekwondosë e Kosovës ka njoftuar se nga data 29 maj deri më 4 prill zhvillohet Kampionati Botëror i Takwondosë për Senior në Baku të Azerbajxhan.
Ekipi i Kosovës do të përfaqësohet me gjashtë garues meshkuj në kategori të ndryshme.
Federata e Taekwondosw e Kosovës iu ka uruar suksese garuesve: “Djemve tanë i urojmë suksese në botërorin të cilin ata do të përfaqësojnë shtetin tonë”.
Lista e garuesve:
Syleyman Vizdiklar -54kg
Denis Bllaca -58kg
Arnis Agushi -63kg
Arbër Azemi -68kg
Arbnor Bajra -74kg
Arbër Bajra -80kg