Kosova me Gjykatën Speciale po paguan çmimin e luftës çlirimtare, derisa Serbia si fajtore e pesë luftërave po amnistohet!?

07 dhjetor 2024 | 22:14

Shkruan: Fadil Maloku

1. Gjeneratat e reja nuk duhet të harrojnë se në ish-Jugosllavi ndodhën pesë luftëra, që i bëri Serbia, shkaku i pretendimit për t’i dominuar sllovenët, kroatët, boshnjakët, malazezët dhe sidomos shqiptarët. Është tërësisht e kuptueshme që në këtë “odisejadë” çlirimtare, kundruall ish regjimit dhe diktaturës serbe, kombet e apostrofuara ishin plotësisht të vetëdijshme që pa një kundërvënie ushtarake ndaj këtij regjimi ishte u pamundur si çlirimi ashtu edhe liria. Shikuar nga ky këndvështrim, është e natyrshme që të lindin edhe dyshimet për këtë periudhë të së kaluarës.
2. Problemi qëndron që gjykimi kolektiv ndërkombëtar, për krimet e supozuara nga cila do palë “ndërluftuese”, duket që janë shumë selektive. Ngase, nuk mund të kenë tretman e status të njëjtë si agresori (ish regjimi serb i Millosheviqit) ashtu edhe viktima (civilët slloven, kroat, boshnjak, e sidomos shqiptar)! Pra pa u përmbyll ky kapitull i përgjegjësve (që duhet të ushtrohet përmes; denacifikimit) bashkë me atë të viktimave të këtyre luftërave të ndodhura në ish hapësirat e Ballkanit Perëndimor, nuk mund të ketë as paqe, as siguri e stabilitet, e as demokraci. Kroacia, Bosnja dhe Kosova me aktin dhe faktin e pranimit të “gjykimit dhe hetimit” për dyshimet e ngritura për “krimet” e supozuara, suksesivisht e dëshmuan pjesën e përgjegjësisë për këtë periudhë të zymtë për këta popuj e shtete. Problem mbeten vetëm aktet dhe gjenocidi serb, për të cilin po kjo “bashkësi ndërkombëtare” (Washingtoni e Brukseli) ende nuk ka shfaqur as interesim e as guxim (jo moral po institucional!) që t’i denoncoj publikisht!? Këto qendra vendimmarrëse, nuk patën guxim ta dënojnë Serbinë, as në rastin e atakut të sovranitetit, kur Radojçiq me grupin e tij terroist sulmoj Kosovën, e as në rastin e sulmit terrorist mbi infrastrukturën kritike…
3. Kur është në pyetje Kosova, preteksti i kësaj gjykate ishte investigimi për dyshimet rreth kinse “trafikimin e organeve”, me ngritjet e aktakuzave individuale, po përfundon me AKUZA KUNDËR UÇK-së (lexo; lidershipit të saj) si vlera më sublime e çlirimit të kosovareve nga zgjedha dhe hegjemonia serbe. Por, nëse flasim për krime dhe gjenocid, ajo adresë dihet botërisht. Ajo edhe pas gati tri dekadave ende “banon” në Beograd. Sepse, UÇK-ja si vlerë sublime historike është e pamundur t’i ketë shpërngulur mbi 1 milion shqiptar etnik në vitin 1999; t’i ketë vrarë mbi 15.000 mijë civil; t’i ketë dhunuar mbi 20.000 mijë femra shqiptare; t’i ketë shkatërruar mbi 200.000 mijë shtëpi:…Pra, Serbia ishte ajo që është dashtë të dënohet për veprimet e saja të papara gjenocidale që nga lufta e dytë botërore, e jo Kosova dhe çlirimtarët e saj…

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Familja e Bashar al-Assad është larguar në Rusi, ndërsa forcat…