Kosova me katër shenjëtarë përfaqësohet në Kupën Botërore
25 maj 2019
| 00:49
Përfaqësuesja e Kosovës në Shenjëtari Sportive do të marrë pjesë në Kupën Botërore që mbahet në Munchen nga 24-31 maj 2019.
Kosova do të garojë me katër sportistë në disiplinat pushkë dhe pistoletë. Kjo garë mbahet nën organizimin e Federatës Ndërkombëtare të Shenjëtarisë Sportive – ISSF, kurse Kosovën do ta përfaqësojnë në disiplinën pushkë 10 metra: Urata Rama Gagica dhe Drilon Ibrahimi, kurse në disiplinën pistoletë 10 metra: Lumturie Rama dhe Nexhat Sahiti.
Federata e Shenjëtarisë pret sukses nga kjo garë ndërkombëtare ku edhe pritet të arrihet norma minimale olimpike, që mundëson marrjen e pikëve për kualifikim dhe pjesëmarrje në Lojërat Olimpike që mbahen në “Tokyo 2020”.