Kosova me marrëveshje për lirinë e lëvizjes me pesë shtetet fqinje, përfshirë edhe Serbinë
21 maj 2021
| 13:52
Qeveria e Kosovë ka miratuar nismën për lidhjen e marrëveshjes ndërmjet Kosovës, Shqipërisë, Bosnjes dhe Hercegovinës, Malit të Zi, Maqedonisë së Veriut dhe Serbisë mbi lirinë e lëvizjes së qytetarëve dhe palëve të treta.
Ministri i Punëve të Brendshme (MPB), Xhelal Sveçla, para kabinetit qeveritar ka sqaruar se personat e palëve të treta janë personat që nuk janë shtetas të palëve nënshkruese.
“Kjo është në frymën e interesave të përbashkëta si rezultat i zotimit të 6 liderët të shteteve në Samitin e Sofjes dhe përcakton kushtet e hyrjes dhe lëvizjes të qytetarëve të palëve të treta. Qytetarët e palëve të treta janë persona që nuk janë shtetas të palëve nënshkruese”, ka thënë ministri Sveçla.