Kosova me ofertë zyrtare për ‘Volkswagen’-in
Ministri i Tregtisë dhe Industrisë (MTI), Endrit Shala, në letrën drejtuar bordit menaxhues të “Volkswagen”, u ka dërguar ofertë për të investuar në Kosovë.
Në letrën e tij, pos tjerash thuhet se “Në letrën time e kam njoftuar presidentin e bordit të kësaj kompanie, z.Deiss në lidhje me kushtet që ofron Kosova për investime”.
“Më 4 prill të këtij viti edhe zyrtarisht i kam dërguar letër-ofertë bordit të drejtorëve të kompanisë “Volksëagen”. Në letrën time e kam njoftuar presidentin e bordit të kësaj kompanie, z.Deiss në lidhje me kushtet që ofron Kosova për investime. Për më tepër, në letrën time kam njoftuar udhëheqësit e kësaj kompanie për preferencat e kosovarëve për “Volkswagen”, dhe historinë e industrisë së automobilave në Kosovë.
Ditëve në vijim, planifikoj t’iu dërgojë oferta të ngjashme edhe kompanive tjera”, ka shkruar Shala.
/Epoka e re/